Një vajzë tre vjeçare në Florida të SHBA qëlloi veten me armë zjarri, e cila i përkiste të afërmit të saj.
Poseduesi i armës u arrestua nga policia. Ai është 23-vjeçari Orlando Young, i cili akuzohet nga drejtësia për pakujdesi në lënien e armës së zjarrit në divan.
Momentet e tmerrit janë regjistruar sekondë pas sekonde nga kamera e sigurisë të shtëpisë ku banon vogëlushja.
Në pamjet në fjalë, I riu shihet teksa paralajmëron vajzën që po shkonte drejt armës, duke i thënë “mos e prek” dhe më pas vazhdon të shikojë ndeshjen. Ndërkohë Serenity shihet duke marrë armën në divan dhe qëllon pa dashje veten.
Vajza iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
