Në datën 1 tetor do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Lajmin e ka shpërndarë kryeministri Ed Rama, i cili thotë se qytetarët e të dy vendeve kanë të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve, ndërsa njoftoi se së shpejti do të ratifikohet edhe marrëveshja me Italinë.
Postimi i Kryeministrit:
Në datën 1️ Tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre
*Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë
