Një aksident i pazakontë ka ndodhur këtë të premte pranë varrezave publike në qytetin e Fierit. Një automjet tip “Volkswagen” i drejtuar nga një i moshuar është përplasur me një varr teksa ka humbur kontrollin e automjetit. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila e ka shoqëruar në komisariat për të zbardhur rrethanat e kësaj përplasjeje me dëme materiale.


