Në faqen e qeverisë gjermane janë publikuar edhe përfundimet e samitit të Berlinit, të organizuar nga Merkel dhe Macron, ku pjesëmarrës ishin liderët e Ballkanit Perëndimor, bashkë me kryeminsitrat e Kroacisë dhe Sllovenisë, përfaqësuesen e lartë të BE dhe zv. Presidenti i Komisionit Europian.
Këto ishin përfundimet e samitit të Berlinit
“Ata vunë theksin në perspektivën e përbashket europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata vlerësuan arritjen e suksesshme të marrëveshjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së veriut si një shembull i suksesshëm për zgjidhjen e konflikteve.
Ata theksuan rëndësinë e një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës për stabilitetin në rajon. Një marrëveshje e tillë është thelbësore për rrugën drejt Europës për Serbinë dhe Kosovën. Ata ranë dakord që kjo marrëveshje të jetë gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme politikisht si dhe të kontribuojë në stabilitetin në rajon.
Serbia dhe Kosova pajtohen të vijojnë para me përpjekjet e tyre për të implementuar marrëveshjet ekzistuese dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv për normalizimin e marrëdhënieve, përmes BE, me qëllimin e arritjes së një marrëveshje finale.
Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e një procesi negociator gjithëpërfshirës dhe transparent, i cili duhet të shoqërohet me masa të ndërtimit të besimit.
Ata ranë dakord të shtojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një zonë ekonomike rajonale bazuar dhe në deklartën e Samitit të Sofjes në 2018, dhe në përfundimet e Presidencës në Samitin e Ballkanit Perëndimor në 2018.
Të gjithë pjesëmarrësit konfirmuar angazhimin e tyre për të bashkëpunuar brenda kuadrit të quajtur Procesi i Berlinit. Konektiviteti, bashkëpunimi ekonomik, tregtia e lirë, bashkëpunimi në fushën e sigurisë, shkëmbimi i të rinjve dhe pajtimi janë elemente thelbësore të këtij procesi. Ata riafirmuan mbështetjen e tyre për RYCO. Ata po shohin tashmë drejt samitit të ardhshëm në Poznan të Polonisë.
Pjesëmarrësit ranë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin për të parandaluar radikalizimin dhe për të luftuar terrorizmiin, tregtimin e paligjshëm të AVL-vde dhe emigracionin e paligjshëm.
Pjesëmarrësit theksojnë angazhimin e tyre ndaj demokracisë, përfshi dhe rolin qëndror të institucioneve parlamentare dhe zgjedhore, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe rolin e shoqërisë civile dhe medias së pavarur. Ata ranë dakord që reformat e qëndrueshme janë thelbësore për perspektivën evropiane të rajonit dhe elasticitetin e shoqërisë në sfidat e brendshme dhe të jashtme të kohës sonë. Ata riafirmuan angazhimet e tyre për stabilitetin e rajonit.
Si përfundim, pjesëmarrësit mirëpritën qëllimin e Kroacisë për të organizuar një samit BE-Ballkani Perëndimor gajtë presidencës së saj të BE-së në 2020.
Takimi duhet të forcojë themelet për një zhvillim pozitiv rajonal”.

