Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kina reagon ashpër pas raportit të SHBA-ve: Janë perandoria e gënjeshtrave

17:47 / September 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
USA CHINA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Jashtme e Kinës tha sot se “Shtetet e Bashkuara janë perandoria e gënjeshtrave”, duke reaguar pas një raporti të Departamentit amerikan të Shtetit që akuzonte Pekinin se po shpenzonte miliona dollarë në kuadër të përpjekjeve për manipulimin e informacionit.

“Qëllimi i Kinës është “të ndërtojë një ekosistem informacioni në të cilin propaganda dhe dezinformatat e Republikës Popullore të Kinës fitojnë përkrahje dhe bëhen dominuese”, thuhej në raport.

Sipas raporit, Kina po manipulonte median globale përmes censurës, mbledhjes së të dhënave dhe blerjes në mënyrë të fshehtë të mediave të huaja.

“Raporti ka shpërfillur faktet dhe në vetvete është informacion i rremë”, tha ministria e jashtme kineze në një deklaratë.

Sipas ministrisë së Jashtme kineze burim për raportin ishin të dhënat e pavërteta të agjencive të Departamentit amerikan të Shtetit ndërsa sipas saj faktet kanë treguar në mënyrë të vazhdueshme se, “Shtetet e Bashkuara janë perandoria e gënjeshtrave”.

Raporti i Shteteve të Bashkuara vjen mes të polemikave mbi përpjekjet e Pekinit gjatë viteve të fundit, për të luftuar imazhin negativ për Kinën, që sipas saj propagandohet në mediat botërore. Raporti i Departamentit të Shtetit tha se vlerësimet e saj u bazuan tek të dhënat publike, si dhe në “informacionet e marra rishtazi nga qeveria”./VOA

Kina SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.