Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-ministri Lleshaj pas sulmit në Banjskë: Shqipëria s’duhet të jetë indiferente, duhet ta kuptojë mirë rolin që ka

18:32 / September 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 651842c9ea060
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pohon se Shqipëria duhet ta kuptojë mirë rolin që ka lidhur me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, vendi ynë nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj asaj ç’ka po ndodh në Veri, por ka detyrimin ta mbështesë Kosovën.

“Ka ngjashmëri me atë që ndodhi në Krime në 2014-ën. Për mua është përtej terrorizmit, është më keq se ajo. Ky ishte një sulm i mirëfilltë ushtarak që nuk funksionoi. Vrasja e një polici nuk është terrorizëm. Sulmi u përkufizua keq. Thelbi i tij është pak më shumë. BE nuk është ende në gjendje as ta njohë Kosovën si shtet të pavarur për sa kohë ka ende shtete anëtare të tij që nuk e njohin. KFOR nuk i merr kujt leje për zonën që kontrollon në Kosovë. Nuk shoh ndonjë vlerë të shtuar përpos retorikës te kërkesa e Ramës për ta. KFOR meriton kritikë se si ka mundësi të jetë indiferent për një arsenal të tillë ushatarak brenda Kosovës, që nuk besoj të jetë i vetmi. Shqipëria duhet të kuptojë mirë rolin që ka. Nuk kemi luksin për t’u sjellë në mënyrë indiferente ndaj Kosovës. Kosova e di vetë se çfarë do, askush veç tyre nuk mund ta dijë. Roli ynë është t’i mbështesim ata. Shqipëria ka detyrë vetëm të pyesë se çfarë u duhet dhe më pas t’i ndihmojë Kaq Shqipëria mund t’i ndihmonte vetëm duke u dalë në krahë, në të mirë e në të keq. tensioni mes Ramës dhe Kurtit nuk duhet të ekzistojë. Kosovës i duhet shkuar nga pas në këtë rrugëtim. Edhe nëse ata zgjedhin rrugën jo të duhur. Ne nuk dimë më mirë se ata në lidhje me këtë rrethanë. Kosova nuk vuan për talente, por për fuqi. Edhe përpjekja për draftin ishte e padobishme, sepse nuk vuan njeri nga mungesa e draftit”, u shpreh Lleshaj gjatë një interviste në “News24”.

Sandër Lleshaj veri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.