Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nis viti akademik, Meta: Arroganca e pushtetit i ka bërë të rinjtë që të mendojnë për emigrimin

09:13 / October 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 8 710x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për nisjen e vitit të ri akademik, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi ka uruar studentët. Meta në një reagim në Facebook thekson se arsimi është djepi i mendimit shkencor. ”Të jemi një aleancë e fortë dhe pa kompromis përballë arrogancës së pushtetit, që i ka bërë të rinjtë dhe studentët të mendojnë më së shumti për emigrimin, e të ringjallim shpresë për një Shqipëri, që i përgjigjet ritmit të ambicieve legjitime të studentëve të saj. Mbarësi në çdo hap drejt dijes”,-shkruan Meta.

Postimi i plotë

SUKSESE studentëve dhe stafeve pedagogjike në nisjen e këtij viti të ri akademik. Urimet më të mira për arritje të reja e më të mëdha për të gjithë ju, teksa sytë tanë janë të drejtuar tek universitetet e Shqipërisë, të cilat duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithëanshëm. Çdo qytetar i jep shoqërisë nga vetja duke e formësuar atë, por askush më tepër se studentët. Studentët janë shpresa dhe vetë e ardhmja e transformimit social, ekonomik e kulturor të Shqipërisë.

Jeta universitare është goditur vit pas viti, vendim pas vendimi, nga qeveria shqiptare. Në një kohë kur vendet Europiane e mbështesin arsimin universitar, kërkimin shkencor, inkurajimin e zgjerimit të profesoratit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa destruktivë për të tkurrur auditoret dhe kontrolluar profesorët.

Etja për dije e studentëve shqiptar dhe talenti i jashtëzakonshëm i tyre për të kaluar kufijtë na mbush me optimizëm për ndryshimin e Shqipërisë, që pasurohet nga gjenerata të reja të arsimuara, gati për të qenë brezi i ri i ekonomistëve, inxhinierëve, mjekëve dhe drejtuesve të shtetit tonë.

Të gjithë bashkë duhet të bëjmë gjithshka për lirinë akademike, për uljen e kostove të arsimit universitar dhe rritjen e fondeve, që shkojnë nga buxheti i shtetit për formimin profesional e shkencor të brezit të ri.

Të jemi një aleancë e fortë dhe pa kompromis përballë arrogancës së pushtetit, që i ka bërë të rinjtë dhe studentët të mendojnë më së shumti për emigrimin, e të ringjallim shpresë për një Shqipëri, që i përgjigjet ritmit të ambicieve legjitime të studentëve të saj. Mbarësi në çdo hap drejt dijes!

Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.