Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Siguria në shkolla, ministri Balla në Rrogozhinë: Bashkëveprim i shpejtë mes gjithë strukturave

09:51 / October 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
09096bec b1c6 4dbf bfae 2b3ec8882fd4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të takimeve që do shtrihen në mbarë shkollat e vendit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte në Rrogozhinë. Balla bashkëbisedoi me stafin arsimor të disa prej shkollave të rikonstrukturara të qytetit dhe ndër të tjera i nxiti për një bashkëpunim më të ngushtë me Policinë, për të ndarë çdo shqetësim e fenomen që kërcënon sigurinë e nxënësve.

Duke folur rreth Paketës së Sigurisë së shkolla, Ministri Balla u shpreh se “shkollat, për ne janë objekt i rëndësisë së veçantë dhe kushdo që do të tentojë të afrohet brenda këtij perimetri duhet ta pyesë shumë herë veten, sepse reagimi do të jetë shumë i fortë. E vërteta është që këto ditë të para të vitit të ri shkollor, kemi një numër të konsiderueshëm ndërhyrjesh policore për të krijuar këtë perimetrin e sigurisë që askush mos ta depërtojë”.

Më tej, ministri u interesua rreth mënyrës së bashkëpunimit të stafit arsimor me autoritet shtetërore. Ai tha se është e rëndësishme që formulari i sigurisë të bëhet praktik. “Përmes këtij formulari ne kemi mundësi që të fillojmë të gjurmojnë apo të parashikojmë incidentet të caktuara apo edhe të gjurmojmë veprimtari kriminale që zhvillohet rreth e për rreth shkollës, që në syrin e përditshëm Policisë nuk bie në sy por përmes këtij informacioni që marrim prej jush kemi mundësi të fillojmë hetimet”, tha Balla.

Në lidhje me fenomenet problematike që mund të shfaqen në perimetrin e sigurisë në shkolla, ai kërkoi një bashkëveprim më të shpejtë mes gjithë strukturave të përfshira në Paketën e Sigurisë, përkatësisht stafit arsimor, policinë, pushtetin vendor, autoritetin ushqimor etj, për t’i paraprirë çdo situate të mundshme. Në njërën prej shkollave të vizituara, Ministri Balla nënvizoi se Rrogozhina, edhe pse një qytet jo shumë i madh, i ka këto fenomene e kanabisit, prandaj duhet më shumë kujdes.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.