Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Punësimi në këmbim të votës”/ Meta: Administratat bashkiake të tejmbushura

16:10 / October 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 8 710x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se pasojat e punësimeve elektorale sot bien mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë.

Ky reagim vjen pas publikimit të shifrave nga BIRN, sipas të cilave në prag të zgjedhjeve të 14 Majit u punësuan 1544 punonjës të rinj ose 9% e administratës.

“Ndërkohë që Shqipëria tkurret nga shpopullimi, administratat bashkiake janë tejmbushur nga punësimet elektorale. Vetëm në 19 Bashki, në prag të zgjedhjeve të 14 Majit u punësuan 1544 punonjës të rinj ose 9% e administratës, duke konfirmuar se fenomeni i punësimit të patronazhistëve dhe individëve në këmbim të votës është vetëm maja e ajsbergut të farsës, deformimit dhe pabarazisë së këtyre zgjedhjeve. Pasojat e punësimeve elektorale sot bien mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë. Ata po detyrohen të paguajnë më shumë taksa për të mbuluar kostot dhe organikat e tejfryra të administratës bashkiake. Shqipëria sot ka 61 njësi vendore numri i punonjësve është rreth 36.000, ndërsa në vitin 2015 numri i tyre ishte 19.625 edhe pse numri i njësive vendore ishte 391. Kjo tejmbushje e administratës lokale do të thotë vetëm taksa, taksa, taksa për qytetarët tanë. Në Tiranë, qytetarët do duhet të paguajnë disafish taksën e banesës, ndërsa u është shtuar dhe taksa e sigurimit të detyrueshëm. Kjo nuk është ajo që qytetarët tanë meritojnë. Këshilltarët e Partisë së Lirisë do të ngrenë fort zërin në mbledhjet e Këshillave Bashkiakë. Transparenca dhe Llogaridhënia do të jenë në çdo moment kryefjala e betejës sonë”, deklaron Meta.

Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.