Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Deputeti gjerman: Mobilizimi i ushtrisë serbe, sulm i qartë ndaj Evropës

19:10 / October 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtria serbe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti gjerman Adis Ahmetoviç dhe Kryetar i Nënkomitetit për Politikë Ndërkombëtare të Klimës dhe Energjisë, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e destabilizimit në Evropë.

Në një deklaratë për shtyp, Ahmetoviç ka theksuar se loja e rrezikshme e forcave autokratike në Ballkanin Perëndimor po sjell një dimension të ri në këtë krizë të përgjithshme.

Sipas politikanit socialdemokrat  mobilizimi ushtarak i forcave serbe në kufirin verior të Kosovës dhe deklarata e presidentit të “Republika Srpska-s”, Milorad Dodik, për shkëputje, janë sulme të qarta ndaj Evropës liberale demokratike. Këto veprime synojnë të shtyjnë kufijtë dhe kështu të shkaktojnë konflikte të mëtejshme në Evropë.

Ahmetoviç është shprehur se është evidente që ka lidhje të ngushta mes  agresionit rus në Ukrainë dhe konflikteve në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, por për këtë nuk janë të vetëdijshëm të gjithë në Komisionin e BE-së. Ai është i mendimit  se presidenti rus, Vladimir Putin, ka shfrytëzuar situatën për të krijuar paqartësi dhe tensione në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Me luftën në Ukrianë, Putini e ka kapërcyer portën e parë të sulmit në Evropën Lindore. Me këtë përpjekje të njëkohshme për të ringjallur konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor, siç po ndodh aktualisht në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, Perëndimi po vihet përballë një prove të mëtejshme, së cilës ne duhet t’i kundërvihemi me çdo vendosmëri”.

Në këtë kontekst, Ahmetoviç bën thirrje për vendosmëri të shtuar nga Bashkimi Evropian. Ai thekson se porta e dytë për hyrjen në Evropën Lindore është e lëkundur nga agresioni rus dhe konfliktet në Ballkanin Perëndimor. Në këtë situatë, është e rëndësishme që BE-ja të angazhohet në mënyrë më aktive dhe të mbrojë lirinë dhe sigurinë në kontinentin evropian.

Ahmetoviç përsërit thirrjen ndaj palës serbe për deeskalim të menjëhershëm në Kosovë dhe ndalim të grumbullimit të trupave serbe në kufi. Ai shton se kjo jo vetëm që do të ruajë  stabilitetin e rajonit, por gjithashtu do të siguronte kredibilitetin e Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Evropian.

Në këtë kohë të vështirë, Ahmetoviç bën thirrje për veprime të menjëhershme nga Gjermania, shtetet e Bashkimit Evropian dhe NATO-ja për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Evropë.

Konflikti në Kosovë nisi të përshkallëzohej në datën 24 shtator pas një sulmi ndaj policisë së Kosovës, si pasojë  humbi jetën një polici kosovar./DW

Evropë ushtrisë serbe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: “Nga 300 në 1,000 në ditë”/ Goditen rafineritë, bie prodhimi i benzinës

09:01 / August 29, 2026

Shembja e akullnajës në kufirin Nepal-Tibet ndez alarmin e ekspertëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun për katastrofa

08:57 / August 29, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.