Ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve për të dalë në protesta të fuqishme dhe theksoi se PD po bën përgatitjet. Në ambientet jashtë Kuvendit, Berisha theksoi se qëllimi kryesor është rrëzimi i qeverisë.
“Thirrja ime për shqiptarët, për 600 mijë idealistë shqiptarë që refuzuan me përçmim çdo formë kontrolli antiligjor të vullnetit të tyre, të përgatitemi në protesta të qëndrueshme të fuqishme për të larguar këtë pushtet që qëndron i bazuar në raportoni krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Thirrje ime për shqiptarët është kurrë mos përligjini një votë të vjedhur. Vota e vjedhur apo vota në preson nuk shpreh vullnetin tuaj, por të atyre që ju rrëmbejnë të drejtën e votës. PD qëndron fuqishëm e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekje të madhe për të votuar të lirë si qytetarët e tjerë të rajonit dhe Evropës”, tha Berisha.
