Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”U rritën taksat në mes të vitit”, Rama debat me ndërtuesin: Nuk ka problem, ndërto vitin tjetër

11:13 / October 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 10 03 at 11.09.59
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të martë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me bizneset ku foli për masat lehtësuese për ta. Një nga ndërtuesit debatoi me kryeministrin, duke thënë se ai nuk kundërshtonte rritjen e çmimit të referencës, por rritjen e taksave në mes të vitit pasi kjo mund t’i çojë ndërtuesit e papërgatitur në falimentim. Kryeministri nga ana tjetër i tha se taksat nuk janë rritur në mes të vitit pasi ndërtuesit i paguajnë taksat në momentin që marrin lejen e ndërtimit, ndërsa shtoi se në rast se është i papërgatitur, ta nisë ndërtimin vitin tjetër.

Pjesë nga debati

Ndërtuesi: Nuk ka pse të ketë lidhje direkte çmimi i referencës që ka një objektiv, që ne e kemi mirëpritur dhe nuk kemi kundërshtime, me dyfishimin në mes të një viti që ne do të paguajmë sot. Nëse në Bashkinë e Tiranës, paguanim 1650 euro për metër katror, me këtë ndryshim referencë ne paguajmë 150 euro më shumë për metër katror. Kjo të falimenton se t’i duhet të gjesh 1 milionë euro për një ditë, në mes të një viti fiskal. Këtë kundërshton shoqata e ndërtuesve. Pse duhet të kontribuojë vetëm sektori i ndërtimit për të pastrehët? Bizneset e tjera nuk e kanë këtë detyrë?

Kryeministri Edi Rama: Jo!

Ndërtuesi: Po me kushtetutë e ka Republika e Shqipërisë të merret me të pastrehët jo ndërtuesit.

Kryeministri Edi Rama: E ka Republika e Shqipërisë me Kushtetutë, ndërtuesit kanë vetëm strehimin me çmime të kripura. Po ju në kë republikë jetoni?

Ndërtuesi: Të gjithë bizneset jetojnë në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm ndërtuesit.

Kryeministri Edi Rama: T’i kërkojmë edhe këtyre të turizmit? T’u japin një kat?

Ndërtuesi: Po ti rritësh taksën në mes të vitit ndërtuesve është normale? Nuk kundërshtojmë çmimin e referencës, por dyfishimin e taksës në mes të vitit.

Kryeministri Edi Rama: Çfarë takse në mes të vitit? Ju e paguani taksën kur merrni lejen. Përgatituni për vitin tjetër, s’ka problem. Ndërto vitin tjetër.

Ndërtuesi: Po digjet leja.

Kryeministri Edi Rama: S’ka gjë e bën prap.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.