Gazetari shqiptar në Greqi Shpëtim Zinxhirija ka publikuar një bisedë me një shqiptar të burgosur në Patra, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë burgim të përjetshëm, ndërsa nuk e nxjerrin në Apel.
Gazetari ka publikuar në Facebook bisedën e regjistruar me shqiptarin e burgosur duke kërkuar që të bëhet drejtësi.
Postimi i plotë
Njerëz pa zë, të braktisur dhe të mbylluar në qelitë pas hekurave, por duan që t’u ndigjohet zëri, pasi po u marrin jetën padrejtësish duke i kalbur në burgime të përjetshme pa asnjë fakt.
Aq sa në gjykimet e tyre avokatët nuk respektohen dhe nuk dëgjohen në gjykimet që u bëhen padrejtësisht shqiptarve të dënuar nga drejtësia greke.
Shteti duhet t’i thërrasë arsyes se edhe të denuarit kanë të drejtat e tyre….
1,650 të dënuar shqiptarë, që pak a shumë kanë punësuar po kaq avokatë që mendohet se janë në mbrojtje të tyre, po fatkeqësisht disa prej atyre zëri nuk u dëgjohet. Një sistem drejtësie ku ligjet peshojnë vetëm nga njëra anë, një sistem drejtësie i ndërtuar i tillë që i sjell buxhetit të shtetit grek afersisht 10% të ardhurarve. Burgjet i duhen Greqisë pasi punësojnë gardianë, policë avokate dhe gjyqtarë duke mos lënë mënjëanë edhe prokurorët apo hetuesit.
Për padrejtësitë që u bëhen shqiptarët me atë zërin e tyre të pafuqishëm kërkojnë të njoftojnë Avokatin e Popullit Grek, por drejtuesit e burgjeve u kanë mbyllur çdo rrugë informimi, duke u thënë se nuk ka avokat populli.
Biseda që kam bërë me telefon me një shqiptar intelektual të dënuar me burgim të përjetshëm në Patra para 8-të vitesh, tregon se si dënohen shqiptarët, si sillet drejtësia kur ka përballë shqiptarët, ku avokati i tij nuk dëgjohet dhe respektohet gjatë gjykimit të tijë.
Pasi ka marrë vendimin e shkallës së parë, drejtësia ja shtyhen 18 muaj nga dita e caktuar për marrjen e vendimit te shkallës se dytë.
Një herë në dy muaj i dënuari ka të drejtë të bëjë kerkesë për gjykim te shpejtë dhe për lirim me kusht, duke ja refuzuar me justifikimin se është i denuar me burgim te përjetëshëm dhe nuk i duhen këto kërkesa për shkallën e dytë etj.
Unë jam i pafajshëm o njerëz ku ta kërkoj të drejtën time me thoni përveç drejtësisë. Kërkojë avokatin e popullit grek më thonë nuk ka…
shqiptar në Greqi Shpëtim Zinxhirija ka publikuar një bisedë me një shqiptar të burgosur në Patra, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë burgim të përjetshëm, ndërsa nuk e nxjerrin në Apel.
Gazetari ka publikuar në Facebook bisedën e regjistruar me shqiptarin e burgosur duke kërkuar që të bëhet drejtësi.
Postimi i plotë
<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshpetim.zinxhiria%2Fvideos%2F2149744671740397%2F&show_text=0&width=560" width="560" height="315" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowTransparency="true" allowFullScreen="true"></iframe>
