Bleona është përfolur gjithmonë për jetën e saj personale, pasi që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Gani Bardha, ajo nuk ka gjetur ende mashkullin ideal.
Së fundmi e ftuar në emsionin “N’drrimi i natës”, këngëtarja ka treguar kriteret që duhet të plotësojë bashkëshorti i ardhshëm.
“Dua të jetë i fortë, duhet të jetë burrë i fortë dhe i sigurt në vetvete. Dhe mbi të gjitha, të mos ma marrë shkëlqimin të më lejojë të shkëlqejë”, u shpreh Bleona, ndërkohë tregoi se është në kërkim të dashurisë.
“Ka shumë burra të fortë që nuk ia lejojnë partneres të ndriçojë. Ky është problemi që unë kam me meshkujt, sado që janë të suksesshëm vet nuk e duan partneren të jetë më e suksesshme se ata”, tha këngëtarja.


