Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Inteligjenca artificiale apo bioteknologjia/ BE shqyrton përdorimin e katër teknologjive si armë lufte

14:40 / October 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Inteligjenca artificiale 750x430 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Evropian do të shqyrtojë rrezikun që paraqet përdorimi i katër teknologjive kritike si armë lufte, mes tyre gjysmëpërçuesit dhe inteligjenca artificiale. Blloku do të vlerësojë përdorimin e teknologjisë nga vende që nuk ndajnë të njëjtat vlera dhe do të marrë masa vitin që vjen për ta trajtuar këtë çështje, tha të hënën një zyrtar i BE-së.

Masa është pjesë e strategjisë për sigurinë ekonomike të Bashkimit Evropian, të shpallur në qershor, dhe i bën jehonë masave të ngjashme të marra nga Shtetet e Bashkuara, Australia dhe vende të tjera përballë shqetësimeve që paraqet qëndrimi i Kinës.

Dy teknologjitë e tjera kritike në listën e BE-së janë teknologjia kuantike dhe bioteknologjia, si vaksinat dhe sekuenca e gjenomit.

“Komisioni dhe shtetet e tjera anëtare do të shqyrtojnë rreziqet që paraqet përdorimi i këtyre katër teknologjive. Afati është deri në fund të vitit. Hapi tjetër është zbutja e rreziqeve vitin e ardhshëm”, tha zyrtari në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ndër masat e mundshme mund të jenë edhe kontrolli i eksportit dhe partneriteti me aleatët që ndajnë të njëjtat vlera.Bashkimi Evropian është përpjekur vitet e fundit që të zvogëlojë varësinë nga Kina dhe vende të tjera për produkte kyçe, pas ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë. që shkaktoi një krizë energjetike për bllokun.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.