Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vjosa Osmani: Do të publikojmë dëshmi të reja që tregojnë se Vuçiç qëndron prapa sulmit në veri të Kosovës

19:49 / October 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto skynews vjosa osmani kosovo 60631671695840978
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sulmi terrorist në veri lidhet me liderët serbë. Në një intervistë për CNN, ajo u shpreh se në ditët në vijim do të publikohen dëshmi të reja që tregojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç qëndron prapa kësaj dhe ka dhënë urdhra.

Presidentja tha se nuk ka konfirmim se ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën. “Këtë informacion nuk e kanë konfirmuar aleatët tanë ndërkombëtar”, ka thënë Osmani në një intervistë për CNN.

Ajo ka thënë se “akti i agresionit ishte planifikuar shumë mirë, sikurse ai i vitit 2014 në Krime”.

“Fillimisht ata ndërtuan baza ushtarake në linjën prej 400 kilometrash dhe dëshironin që të ketë në fillim tensione në veri dhe më pas sulmi. Kjo do t’i ndihmonte Vladimir Putinit të hapte një front të ri të luftës. Kjo ishte sikurse ajo koha e Slobodan Milosheviçit gjatë viteve 90-ta”, tha ajo.

Osmani tha se çdo evidencë që kanë nga ky sulm lidhet me liderët e shtetit serb.

“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radoiçiçit ushtrohet në shtetin serb. Gjithashtu edhe armët që i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomtë. Lidhjen e Radoiçiç me Vuçiçin e shohim edhe në takime të ndryshme kur ata shihen bashkë”, tha ajo.

“Në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që tregojnë se Vuçiç është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një fushatë të fuqishme të agresionit para se të ndodhte sulmi”, tha Osmani.

Po ashtu Osmani deklaroi se “është shumë me rëndësi që të sanksionohet e të dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar. Çdo dëshmi tregon lidhjen direkte të shtetit serb me atë që ndodhi në veri të vendit. Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë. Vuçiçi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviçit”.

Kosova radoicic tirananews.al Vjosa Osmani Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026

Stuhia e fuqishme godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa pa energji elektrike

09:34 / October 24, 2026

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.