Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lamtumirë fishekzjarrë/ Ministri Balla jep lajmin: Po krijojmë një forcë kombëtare të sigurisë publike

20:36 / October 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1694686026 balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është shprehur se po krijohet brenda Policisë së Shtetit një forcë kombëtare e sigurisë publike, e cila sipas tij, do të jetë e gatshme të përballojë nevojat e Shqipërisë turistike.

Komentet Balla i bëri gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, qeveria po prezantonte bilancin turistik të sezonit veror.

Balla tha se kjo forcë që po krijohet, është e nevojshme pasi Policia në zona të caktuara, për shkak të familjarizimit, nuk ndërhyn me efikasitet.

Ai tha gjithashtu se hedhjes së fishekzjarreve në çdo cep të Shqipërisë, do u vijë fundi, pasi sipas tij, janë kthyer në shqetësim për qytetarët.

“Janë trajtuar telefonata dhe ankesa nga publike, vetëm në zonat turistike, 2905 raste, mosmarrëveshje të ndryshme, 1194 raste. Tek zhurmat do të fillojmë të trajtojmë edhe çështjen e fishekzjarrëve. Historisë së fishekzjarrëve në orën 12 të natës në çdo cep të Shqipërisë duhet t’u vijë fundi. Dhënie ndihmë për humbje në zonat malore në pyje për 12 raste për 21 shtetas. Sot dy janë porositë e mia, e para lidhet me investimet në sinjalistikë rrugore, në zonat që të çojnë te deti apo te destinacionet turistike. Duhet të vendosim tabelat e tërheqjes së vëmendjes, në zonat ujore me rrezikshmëri të lartë. Viti që kemi para do të jetë një sprovë e vërtetë zjarri për Shqipërinë tonë turistike”, tha Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.