Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Një kryengritje e përgatitur”, Erl Murati për sulmin në Veri: Fajtorët duhen kërkuar në Beograd

17:45 / October 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari i njohur, Erl Murati thotë se sulmi në Banjskë nuk ishte një rebelim i momentit, por një kryengritje e përgatitur shumë mirë, pasi e faktuan armatimet e rënda. Ndërsa në lidhje me arrestimin e ish- nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, Murati tha se ai ka mbrojtjen e presidentit serb Vuçiç dhe gjithë serbëve.

“Do ishte naivitet të besohet se Radoiçiç veproi me kokën e vetë. Ne pamë një njësi ushtarake të armatosur rëndë e cila po përgatitet për një kryengritje. Nuk kemi të bëjmë me një rebelim të momentit. Kjo njësi ishte trajnuar për këtë akt terrorist. Janë frymëzuar nga politikat e Vuçiç.

Fajtorët e vërtetë duhen kërkuar në Beograd dhe Kurti me të drejtë i vuri gishtin Serbisë dhe Vuçiç. Nuk ishte një incident i izoluar por një njësi që ishte përgatitur. Besoj se përgjegjësia duhet kërkuar në Beograd. Radoiçiç ka mbrojtën e Vuçiç dhe serbëve. Bën mirë që edhe Tirana të kërkojë të njëjtën gjë si ndërkombëtarët.

Nuk ka pse të mbajë një qëndrim të baraslarguar për Kosovë , pasi jemi bashkë. Tiranë duhet të jetë e para që nuk duhet të vejë në diskutim territorin e Kosovës. Nëse Tirana nuk kontribuon në të mirë të Kosovës, duhet të heshtë”, tha Murati.

erl murati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama

11:33 / October 22, 2026

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.