Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve, paralajmëron se depot po zbrazen

18:40 / October 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 10 04 183934
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Industria e armëve duhet të rrisë prodhimin, pasi për shkak të luftës në Ukrainë municioneve “po u vjen fundi”, tha të martën kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer.

NATO ka ushtruar trysni për nxitje të prodhimit në fushën e mbrojtjes për të përmbushur kërkesat në rritje për armë dhe pajisje ushtarake që nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kjo sepse vendet aleate jo vetëm që po nxitojnë të furnizojnë Kievin, por gjithashtu po kërkojnë të mbushin depot e tyre.

Duke folur në ditën e parë të Forumit të Sigurisë në Varshavë, admiral Bauer tha se megjithëse buxhetet për mbrotjen janë rritur vite përpara luftës, industria nuk kishte rritur kapacitetin e prodhimit.

“Kjo ka çuar në çmime më të larta që para luftës. Dhe kjo në fakt është përkeqësuar nga fakti që ne tani i japim Ukrainës sisteme të mbrojtjes e municione, çka është një gjë shumë e mirë, por duke mos i patur depot plot”, tha ai.

Admirali Bauer shtoi se është e nevojshme që industria ushtarake të rrisë prodhimin me një ritëm shumë më të lartë dhe se vendet e NATO-s kanë nevojë për vëllime të mëdha.

Muajin e kaluar admirali Bauer paralajmëroi se një rritje drastike e çmimit të municioneve, nënkupton se shpenzimet më të larta për mbrojtjen nga vendet aleate, nuk janë përkthyer automatikisht në siguri më të madhe. Ai bëri thirrje për më shumë investime private në kompanitë e mbrojtjes./ Voa

nato prodhimit të armëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.