Sherri brenda PD-së, sot u bë live në seancën plenare në Kuvend. Si kurrë më parë, Lulzim Basha lëshoi lum akuzash ndaj grupit të Berishës dhe Bardhit. Irritimi i Bashës erdhi pas Kuvendi i Shqipërisë, njohu si kryetar grupi të PD-së, Gazment Bardhin dhe jo Flutura Açkën, të deleguarën e Bashës në këtë post. Ai i kërkoi Bardhit para Kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave, të dalë dhe ta thotë publikisht.
“U bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëparshme të PD injorohen dhe nëpërkëmbën nga ana juaj. Ju thatë se do bënit publik vendimin tuaj, ju s’bëtë publik asnjë vendim dhe merrni zvarrë përfaqësimin e PD-së duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës tuaj, dhe jo sipas Kushtetutës. Fshiheni pas një akti administrativ siç është rregullorja e Kuvendit, por nuk ju të drejtë që ta vononi 1 muaj. Flini për vendime të grupit parlamentar të PD, nuk ka vendime të PD-së, janë veprime të njëanshme, dihet pse i bëni sepse e doni opozitën siç doni ju. Doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, jepni fund kësaj maskarade, është detyra juaj të shpreheni. Nëse keni vendosur në kuliasat tuaja të errëta e të non grata ki guxim dhe dil e thuaj shqiptarëve që je pjesë e aleancës”,-tha Basha.
Nga ana e tij, Bardhi tha se Basha se ka marrë kate në kullat e Tiranës. ”Të jem i sinqertë u emocionova shumë, nga aleanca e kullave, parafolësi është i vetmi që ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu për aleanca kullash numëro katet e kullave të tuaja në kullën më të shtrenjtë të Tiranës tënden dhe familjarëve të tu. Ti je i vetmi njeri në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar partie e nuk guxon të mbledhësh grupin parlamentar. Je ti e tre të tjerë që të shkojnë prapa. Nuk je as opozitë se as përfaqësues të grupit të PD”,-tha Bardhi.
