Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi janë përplasur në Kuvend. Basha ka kërkuar me tona të ashpra në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD-së për kreun e grupit parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar dhe në këtë postë është Flutura Açka. Sakaq, Bardhi e akuzoi se është pikërisht Basha ai që ka përfituar dy kate nga një kullë në në nga zonat më të shtrenja të tiranës.
Basha i ftoi të votojnë Vetting-un e politikanëve dhe sipas tij gjithsecili prej deputetëve do të duhet të japë llogari. Kurse Bardhin e quajti shpifës dhe gojë çorap i pistë.
”Për ata që kanë vendosur të bëjnë luftën e tyre të ndryrë personale, kam një përgjigje, votoni vettingun politik, mos e mbyllni gojën. Shqiptarëve do i them, është i vetmi parlament, që prej vitit ’91 deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë. Sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pisët. Sot nga deklarata si këto ose prokuroria nis hetimet për mua ose i nis për shpifësit. Ndaj shpifësit gojë çorap pistë që janë çuar këtu, ata që natën firmoni për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës, ta dinë që jo vetëm s’na i mbyllni dot gojën me shpifjet tuaja, por shumë shpejt do të përballeni me vetëdijen tuaj”,-tha Basha.
