Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kurti i përgjigjet opozitës: Qeveria mund ta vazhdojë mandatin edhe pa marrëveshjet ndërkombëtare

14:05 / October 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albin Kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare, për ratifikimin e të cilave nevojiten votat e së paku 80 deputetëve.

Kurti ka thënë se me mosvotim, opozita po ua vështirëson punën, por se qeveria e tij mund ta çojë mandatin deri në fund edhe pa këto marrëveshje.

Nga mosvotimi i tyre, Kurti ka deklaruar se po humbin qytetarët dhe se Kosova duket joserioze para partnerëve ndërkombëtarë.

“Që marrëveshjet janë në dobi të qytetarëve, për këtë pajtohet edhe opozita, megjithatë ata nuk po i votojnë. Cila është arsyeja? Të bllokohet Qeveria? E vërtetë që na e bëni punën më të vështirë dhe e bëni shtetin të duket joserioz para partnerëve ndërkombëtarë, por megjithatë Qeveria mund të vazhdojë mandatin deri në fund edhe pa marrëveshje ndërkombëtare. Por, me këtë mosvotim nga opozita, humbin qytetarët”, ka deklaruar Kurti, gjatë seancës së Kuvendit.

Ai tha se marrëveshjet që po presin ratifikimin, nuk janë as të dëmshme e as nuk shkaktojnë obligime që rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të vendit. Tha se bëhet fjalë për mbi 360 milionë euro, që ose janë kredi të buta ose grante.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka paraparë që për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duhen votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit, pra 80 vota së paku. Kjo është bërë si masë parandaluese që qeveritë e papërgjegjshme të mos nënshkruajnë marrëveshje të dëmshme apo të hyjnë në obligime financiare që rrezikojnë qëndrueshmërinë e shtetit. Tani Marrëveshjet që po presin ratifikimin nuk janë as të dëmshme e as nuk shkaktojnë obligime që rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të Kosovës. Përkundrazi kemi të bëjmë me mbi 360 milionë euro që ose janë kredi të buta me kushte koncensionale ose janë grante, para falë që nuk duhet të kthehen fare dhe të investohen në projekte zhvillimore që janë aq të nevojshme”, tha Kurti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.