Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Fluturon” taksa për truallin e ndërtimit – Formula e re/ Sa do të paguajnë qytetarët me ligjin e ri?

20:04 / October 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndertime pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë  më shumë taksë mbi truallin e ndërtimit për banesën e tyre. Drafti i ri i qeverisë i hedhur për konsultim, i siguruar nga SCAN, jep shembuj konkretë të një barre tipike tatimore për një taksapagues për parcela toke për qëllim banimi në bashki të ndryshme duke supozuar aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për atë kategori.

Konkretisht, nëse do ti referohemi bashkisë më të madhe në vend, Tiranës, për kategorinë truall rezidencial me sipërfaqe 500 m2,  niveli aktual i taksës është 0.56 lekë/m2 në vit,  taksa që paguhet aktualisht është 280 lekë, çmimi për m2 vlerësohet në 26.073 lekë/m2, dhe vlera e taksueshme në këtë rast është 13 milionë lekë.  Me nivelin e taksës 0.1 për qind të propozuar,  taksa për tu paguar në të ardhmen është 13.036 lekë, ku gjysma paguhet vitin e parë dhe gjysma vitin e dytë. Siç shihet nga shifrat, taksa e aplikuar deri më tani ka qenë modeste dhe pa ndikim në të ardhurat buxhetore.

vlcsnap 00006 1

Për një truall rezidencial me sipërfaqe 500 m2 në Durrës,  niveli aktual i taksës është 0.56 lekë/m2 në vit,  taksa që paguhet aktualisht është 280 lekë, çmimi për m2 vlerësohet në 15.000 lekë/m2, dhe vlera e taksueshme në këtë rast është 7.5 milionë lekë.  Me nivelin e taksës 0.1 për qind të propozuar,  taksa për tu paguar në të ardhmen është 7500 lekë, ku gjysma paguhet vitin e parë dhe gjysma vitin e dytë.

vlcsnap 00005 1

Pra edhe në këtë rast, aplikimi i taksës mbi truallin është progresiv, sa më e lartë të jetë vlera aq më shumë do të paguajnë qytetarët. Sa më e vogël të jetë vlera e truallit për banim për m2 , aq më i ulët do të jetë detyrimi.

Baza e taksës për truallin është sipërfaqja e truallit, në metër katror, në pronësi ose posedim të taksapaguesit. Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i truallit bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së truallit në posedim, pranë Bashkisë ku ndodhet trualli.

Sipas projektligjit, vendosja dhe mbledhja e taksës mbi parcelat, për kategoritë tokë bujqësore dhe truall, bëhet deri në datë 31 dhjetor 2027.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

“Muri i Lartë”/ Operacion i SPAK në Shkodër e Tiranë, arrestohet Bledar Çafi, kërkohet Indrit Dokle

11:00 / September 26, 2026

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari nga Ukraina

10:30 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.