Adriatik Lapaj ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për lëvizjen e tij të re, që pritet të jetë një parti politike me emrin “Shqipëria bëhet”.
Lapaj u pyet nga gazetari Ylli Rakipi, se ku ndryshon lëvizja e tij, me lëvizjet e reja politike në Shqipëri, që më së shumti kanë dështuar, apo edhe me Erion Veliajn që drejtoi partinë G99 dhe ishte mjaft populist dhe i dashur për publikun, por u rreshtua me PS-në sapo dështoi partia e tij.
Ylli Rakipi: Ka gjithmonë dyshime për forcat e reja, sepse kanë rezultuar dështime. Përshembull rasti i Erion Veliajt me G99 që pastaj u rreshtua me PS dhe u bë ky që është sot. Edhe Veliaj kështu si ju fliste, por sot është krejt e kundërta e atyre që thoshte.
Adriatik Lapaj: Jo nuk ka folur kështu ai.. Kur ka folur për referendumet, hapjen e garës? Ai nuk ka folur për parime. Unë po them bashkim për të realizuar këto parime.
Ylli Rakipi: Unë mendoj që këta që janë këtu, duhet të zhduken një orë e më parë. Por po na gënjeve edhe ti tani, i bie të mbytemi. Ju përshembull keni qenë te Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut…
Adriatik Lapaj: Kjo ka qenë një nga krenaritë e mia. Në moshën 22 vjecare, kur isha në përfundim të studimeve të mia, është themeluar kjo lëvizje. Kam qenë ndër të parët që i jam bashkuar. Përse iu bshkuam dhe çfarë arritëm? Në moshën 22 vjecare unë kam luftuar kundër ligjit për gjendjen civile, që përcaktonte ndryshimin e kombësive me deklarata dhe dëshmitarë. Merrje tre vetë dhe ndryshohej kombësia. Luftuam kundër kësaj. Vijmë te e dyta, ka qenë beteja për detin, unë e kam besuar fort dhe gjykata kushtetuese i dha të drejtë.