Në javët në vijim pritet të fillojë në Gjermani një ndër gjyqet më të “shtrenjtë” të dekadave të fundit, në të cilin janë të përfshirë një grup shqiptarësh që akuzohen se kanë trafikuar më shumë se 1.8 ton kokainë me vlerë 400 milion euro.
Droga fshihej zakonisht në kutitë e bananeve, shkruan Bildt. Aksioni për kapjen e shqiptarëve u zhvillua në muajin prill.
Shqiptarët e arrestuar të cilët kanë dalë përballë Gjykatës së Landshut janë Emiljan H., 38 vjeç, Klajdi D., 25 vjeç, Dashamir N., 34 vjeç, Dario L., 22 vjeç dhe Alberto K., 40 vjeç.
Albert. K mendohet të jetë edhe koka e bandës.
Po sipas Bild, koka e bandës mbante të paktën 15 identitete të ndryshme.
Interesante është se në këtë çështje janë angazhuar 500 hetues, të cilët u vunë në gjurmët e bandës shqiptare.
Disa prej anëtarëve të bandës kishin mbërritur në Gjermani nga Shqipëria të armatosur. Ndërsa falë përgjimeve intensive u bë e mundur gjetja e selisë së bandës në Hamburg, kurse Albert. K u arrestua nga forcat speciale të landit të Bavarisë në një kafene.
