Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

12 shenjat e horoskopit, e premte 6 tetor 2023

08:09 / October 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Horoskopi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi

Të premten megjithëse jeni duke përjetuar një fazë shumë të favorshme nga pikëpamja astrologjike, dita që ju pret do jetë shumë kërkuese dhe stresuese. Aftësia juaj për të vepruar është në krye, ashtu si dhe efikasiteti juaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për biznesin dhe punën.

Demi

Të premten Jupiteri në shenjën tuaj gjatë orëve në vijim do t’ju japë një kapacitet më të madh për veprim. Shumë prej jush do të gjenden në një situatë drejtuese ose në krye të një ekipi pune. Kjo do të përfshijë edhe sakrifica të konsiderueshme dhe stres më të madh, por ju keni shpatullat e gjera për të përballuar edhe përgjegjësi të mëdha

Binjakët

Të premten, ju jeni plot dëshirë për të bërë dhe arritur gjëra të rëndësishme në jetën tuaj. Kjo është një periudhë mjaft kreative dhe do t’ju duhet ta përdorni për të arritur rezultate të rëndësishme në punë.

Gaforrja

Të premten efikasiteti juaj mund të vërë në siklet kolegët tuaj dhe mund të përfundojë, në mënyrë paradoksale, një shkak për diskutime dhe polemika. Nga e hëna e datës 9, Venusi do të nisë një tranzit mjaft të favorshëm sidomos për anën sentimentale.

Luani

Të premten do ju mungon ai entuziazmi që është karakteristik për shenjën tuaj dhe që e keni humbur kohët e fundit. Shumë prej jush janë përballur me një ndryshim rrënjësor që ka të bëjë me detyrat e roleve ose të punës.

Virgjëresha

Të premten emocionet janë sërish protagoniste. Me Venusin në shenjën tuaj duke filluar nga java e ardhshme, dashuria do të kthehet në mënyrë të pashmangshme me forcë në plan të parë në jetën tuaj. Jeni duke i përkushtuar shpirt e trup dashurisë dhe për këtë jeni shumë të stresuar.

Peshorja

Të premten për ditë të tërë jeta juaj është kthyer në një betejë të vazhdueshme për shumë arsye. Ju është dashur të luftoni kundër gjithçkaje dhe të gjithëve për të hapur rrugën tuaj në punë. Nuk është koha për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me jetën tuaj private.

Akrepi

Të premten kalimi i Venusit ju ka shkaktuar shqetësime dhe ankthe të konsiderueshme ditët e fundit. Edhe çiftet më solide kanë debatuar shumë për probleme të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me shtëpinë dhe menaxhimin e parave.

Shigjetari

Të premten në këtë periudhë jeni shumë irritues dhe inatçinë. Jeni të mërzitur sepse bëni të njëjtat gjëra çdo ditë dhe dëshironi të ndryshoni jetën tuaj duke filluar të bëni gjëra më stimuluese. Do të jetë e rëndësishme të flisni qartë në dashuri për të mos krijuar keqkuptime me partnerin.

Bricjapi

Të premten ajo që po i vjen fundi ka qenë një javë reflektimi. Ndoshta dikush është thirrur për të marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me punën ose sferën ekonomike dhe ka dashur të mendojë me kujdes përpara se të hidhet një hap i madh. Gjatë ditëve të fundit keni përjetuar momente tensioni, përpiquni të pushoni mendjen tuaj për të qenë më të kthjellët.

Ujori

Të premten kohët e fundit jeni akuzuar shpesh për gjëra për të cilat nuk keni asnjë përgjegjësi. Kjo ju bën veçanërisht të tensionuar dhe të shqetësuar. Keni nevojë për pak ajër të pastër për të rifituar humorin dhe stimulimin tuaj të mirë.

Peshqit

Të premten ditët e fundit, edhe për shkak të tranzitit të kundërt të Mërkurit, i cili ka penguar planet tuaja. Tani duhet të përpiqeni të largoni stresin që keni akumuluar duke u argëtuar ndoshta pak gjatë fundjavës.

Horoskopi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Biografia filmike e Snoop Dogg vjen në kinema në vitin 2027

15:04 / July 22, 2026

Horoskopi, 21 korrik 2026

08:19 / July 21, 2026

Horoskopi, 20 korrik 2026

07:51 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.