Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Diplomatja gjermane në Tiranë: Tensionet Kosovë-Serbi po vënë në rrezik procesin e Berlinit

09:48 / October 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 10 06 at 10.33.40 1080x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministeriali i Ministrave të Jashtëm do të mbahet këtë të premte në Tiranë, në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit. Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock në një prononcim për mediat, foli edhe për sulmin serb në Kosovë. Ajo tha se tensionet Kosovë-Serbi vënë në rrezik procesin e Berlinit. Ajo u shpreh se këto janë hapa pas drejt integrimit dhe iu bëri thirrje palëve që të ulen sa më parë të dialogojnë për të zgjidhur problemet.

“Ne jemi këtu në mes të Europës dhe kjo është rruga për të shkuar më shpejt drejt Bashkimit Europian. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm për të lidhur më shumë Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Europian, prandaj kjo është një nismë e cila apelon direkt se rruga për në BE duhet kryer së bashku, duke respektuar integritetin territorial dhe fqinjësinë e mirë. Megjithatë, në ditët dhe javët e fundit kemi pasur çështjen e sigurisë në fokus. Ne nënvizojmë se tensionet e ditëve të fundit në Serbi në Kosovë po rrezikojnë procesin e Berlinit dhe kjo është arsyeja pse bëj thirrje që së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, por dhe të SHBA-së të kemi fokus për sigurinë në rajon. Dhe si anëtare të NATO-s duhet të tregojmë shumë kujdes dhe vendosmëri këtu në rajon”, tha ministrja gjermane.

Takimi i Tiranës drejtohet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Në fokus të takimit do të jenë forcimi i dimensionit rajonal në Procesin e Berlinit dhe rëndësia e veçantë e këtij procesi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Një fokus tjetër pritet të jetë përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër liritë themelore, Agjenda e Gjelbër, ajo Digjitale dhe përafrimi me Tregun Unik të BE.

Kosovo Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

21:41 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.