Dy vëllezër, Tonin dhe Filip Mjacaj, janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës. Ata dyshohet se janë autorët e kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Vuksanaj.
Gjatë kontrolleve, policia gjeti një miniparcelë në afërsi të banesës së dy vëllezërve, me 70 bimë narkotike, si dhe një armë zjarri kallashnikov bashkë me 17 fishekë.