Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BBC: Moska po rekruton mercenarë serbë për luftën në Ukrainë

18:22 / October 6, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraine rusi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia po rekruton mercenarë serbë për luftën në Ukrainë. Dokumentet përkatëse po plotësohen në periferi të Moskës, ndërsa vetë luftëtarët po bashkohen si vullnetarë në brigadën e 106-të ajrore, shkruan shërbimi rus i BBC në raportin e tij me titullin: Moska shpreson të rekrutojë një brigadë serbe për luftë në Ukrainë. Deri tani nuk po shkon mirë.

Më pas me inkorporimin e tyre merret një noter special, ndërsa kontratat nënshkruhen në Karoliov.

Sipas Shërbimit Rus të BBC-së, rreth 100 mercenarë serbë i janë bashkuar ushtrisë ruse.

Më 15 shtator, Vladimir Putin deklaroi, shkruan shërbimi rus i BBC, se Rusia nuk do të rekrutojë mercenarë të huaj për ushtrinë e saj dhe nuk ka nevojë për “njerëz nga jashtë”. Megjithatë, menjëherë pas kësaj, një grup prej 30 mercenarësh nga Serbia mbërriti në periferi të Moskës, për të nënshkruar kontrata dhe për t’iu bashkuar Brigadës 106 Ajrore.

Faqja franceze Intelligence Online shkroi fillimisht për këtë çështje me titullin: Moska punëson ushtarë privatë serbë për dislokim në Ukrain.

Kur BBC gjeti njërën prej tyre, serbët të cilët prej kohësh luftojnë në anën e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut konfirmuan në emisionin propagandistik “Soloviof Live” se rekrutimi po bëhet në Serbi.

Më 21 gusht, emisioni transmetoi snajperin serb Dejan Beric, i cili ka luftuar në Ukrainën lindore që nga viti 2014, dhe Davor Savicic, i cili që nga viti 2014 ka formuar një togë të serbëve nën Wagner. Është interesante se kur ky informacion u bë i njohur për gazetarët në vitin 2016, Savichic, i cili deri atëherë jetonte në Khimki afër Moskës, këmbënguli se ai ishte thjesht një ndërtues dhe se nuk kishte qenë kurrë në Ukrainën lindore apo në Siri.

Drejtuesi i emisionit nuk mohoi as lidhjet e Serbisë me ushtrinë ruse. Duke folur për snajperistin ai tha se Savicic ka marrë katër medalje për trimëri.

Beriç deklaroi se Brigada e 106-të Ajrore kishte formuar një njësi të quajtur “Ujku” nën komandën e Savicic.

Gjithashtu, burimet e shërbimit rus të BBC-së thonë se plani i rekrutimit është hartuar nga një i diplomuar në akademinë e FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë) dhe zëvendëskryeministri i qeverisë së rajonit të Moskës, Roman Karatagev.

Më pas, në këtë plan morën pjesë themeluesi i togës serbe në organizatën mercenare Wagner, Davor Savicic, lideri i “Ujqërve të natës” Aleksandar Zalbostanov dhe djali i ish-presidentit të Jugosllavisë, Marko Millosheviq.

Ky i fundit jeton në Rusi për më shumë se 20 vjet dhe “duhej të garantonte ish-bashkatdhetarët e tij se pala ruse do të përmbushë të gjitha marrëveshjet”.

Regjistrimi i të huajve përmes rajonit të Moskës u propozua për shkak se rajoni nuk arriti të përmbushte objektivat e tij për të ashtuquajturin rekrutim sekret, shkruan BBC, duke vënë në dukje se në fillim të vitit, krerët e rajoneve dhe kompanitë shtetërore u ngarkuan me rekrutimin.

Në një nga takimet e fundit me kryeministrin rus Mikhail Mishustin, u tha se plani për rekrutimin e vullnetarëve ishte përmbushur vetëm 70% dhe guvernatorët duhet ta zbatojnë atë 100% deri në fund të këtij viti.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët rusë pohojnë se shkalla e rekrutimit të vullnetarëve është shumë më e lartë.

Për shembull, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha më 3 shtator se më shumë se 230,000 njerëz kanë nënshkruar një kontratë me ministrinë e mbrojtjes që nga fillimi i vitit. Në korrik, vetë Medvedev kishte folur për 185,000 mbajtës të kontratave dhe pohoi se “shkalla me të cilën ata zgjedhin të nënshkruajnë kontrata arriti në 1,400 njerëz në ditë në qershor”.

Presidenti Vladimir Putin, duke folur në Forumin Ekonomik të Lindjes së Largët më 12 shtator, pohoi se 270,000 njerëz kishin nënshkruar vullnetarisht kontrata në gjashtë apo shtatë muajt e fundit. Sipas tij, çdo ditë vijnë 1000-1500 persona për të lidhur kontratë. Më 3 tetor, Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu foli për 335,000 njerëz që kishin nënshkruar kontrata me ushtrinë vitin e kaluar.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: “Nga 300 në 1,000 në ditë”/ Goditen rafineritë, bie prodhimi i benzinës

09:01 / August 29, 2026

Shembja e akullnajës në kufirin Nepal-Tibet ndez alarmin e ekspertëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun për katastrofa

08:57 / August 29, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.