Banorët e fshatrave Gjocaj, Dukagjin, Zallë Gjocaj protestuan sot para bashkisë Mat duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-it mbi lumin Flim. Kryetari i fshatit Adem Gjokola, ekologu Sazan Guri dhe banorë të zonës kërkuan nga MIE të pezullojë punimet pasi dëmi është shumë i madh. Ata thanë se nuk është marrë mendimi i tyre dhe uji i një lumi nuk mund të dërgohet në një lum tjetër. Banoret deklaruan se presin pergjigje positive, pasi në të kundërt do të bllokojnë punimet.
Banorët kanë mbajtur në duar banderola të mëdha me shkrimet:
“Uji është jeta, të mbrojmë jetën!”
“Jetën e japim, ujin jo!”
“Ndal masakrës mjedisore!” /Tirananews.al

