Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjermania dhe BE ultimatum Serbisë: Hetoni sulmin në veri të Kosovës

20:51 / October 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5172
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

24 delegacione nga vendet e Procesit të Berlinit u mblodhën këtë të premte (06.10) në Tiranë në takimin e Ministrave të Jashtëm, që i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet po në Tiranë më 16 tetor.

Fokusi i takimit ishte kryesisht krijimi i një atmosfere pajtuese në rajon dhe përmirësimi i performancës ekonomike të Ballkanit Perëndimor, perspektiva europiane, si dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve.

Sulmi në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serb në 24 shtator, u bë objekt i diskutimeve në samit, prej nga u kërkua hetimi dhe zbardhja e plotë e kësaj ngjarjeje, si dhe ulja në tyrezën e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Baerbock: Sulm tinëzar nga një bandë terroriste

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock kërkoi hetim nga Serbia për sulmin e ndodhur në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë kosovare Afrim Bunjaku. Në konferencën për shtyp pas samitit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Baerbock u shpreh se provokimet e palës serbe përmes rritjes së prezencës së trupave në kufi me Kosovën e kanë tensionuar edhe më tepër situatën: “Kjo ndodh pas një sulmi tinëzar ndaj policisë kosovare nga një bandë terroriste e armatosur gjer në dhëmbë. Presim që Serbia të çojë përpara hetimin për sulmin e 24 shtatorit dhe ngjarjes së majit ndaj ushtarëve të KFOR” – u shpreh kryediplomatja gjermane. Baerbock shtoi më tej, se NATO ka rritur praninë e KFORIT duke rritur kështu edhe vigjilencën, megjithatë sipas saj, “çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe në Prishtinë”.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=991&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsulm tinezar nga nje bande terroriste gjermania dhe be thirrje serbise te hetohet dhe te zbardhet ngjarja prishtina dhe beogradi te ulen ne tryeze%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=993&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsulm tinezar nga nje bande terroriste gjermania dhe be thirrje serbise te hetohet dhe te zbardhet ngjarja prishtina dhe beogradi te ulen ne tryeze%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1012&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsulm tinezar nga nje bande terroriste gjermania dhe be thirrje serbise te hetohet dhe te zbardhet ngjarja prishtina dhe beogradi te ulen ne tryeze%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Në të njejtën linjë u shpreh edhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili nga Tirana kërkoi që Serbia dhe Kosova t’i rikthehen dialogut, ndërsa autorët e sulmit të dalin përpara drejtësisë.

“Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë edhe atë në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësisë, autoritetet serbe të bashkëpunojnë me BE-në për këtë çështje.”- tha Varhelyi.

Në rolin e mikpritësit të Ministerialit dhe si bashkëdrejtues i konferencës për shtyp, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ripërsëriti të njejtin qëndrim ndaj sulmit në Kosovë: “Serbia të nisë një hetim serioz, për grupin terrorist kriminal të përfshirë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës, si dhe lidhjet e këtij grupi me trafikantët e armëve dhe individëve apo subjekteve të tjera në Serbi.” – u shpreh Hasani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.