“Dancing With The Stars” u shoqërua me nota irone nga Luiz Ejlli dhe Eno Popi. Këngëtari ka gjetur rastin t’ia pëmendë në spektakël moderatorit një koment që ky i fundit bëri teksa ishte i ftuar në “Wake Up”.
Popi tha në intervistë se i ftuar special do të jetë Luiz Ejlli për të kënduar, dhe e ka shoqëruar me një batutë: “Do vijë gjithë fisi i gruas ta ndjekë”.
Batutë që duket se nuk i ka pëlqyer aq shumë Luizit i cili në promovimin e filmit në spektaklin e djeshëm ka gjetur rastin t’ia kthejë Enos batutën.
“Ftoj fisin e gruas tënde që të vij ta shohi”, tha ai.
Eno e ka pasuar batutën menjëherë duke thënë se fisi i gruas së tij do ta shikojë filmin sepse janë fansa të Oltës.
