Pas suksesit të edicionit të parë të tij, shikuesit e “Dancing With The Stars” presin akoma më shumë dhe pritshmëritë e tyre u plotësuan.
Në vetëm 7 orë, videot e spektaklit në Youtube kanë kaluar 500 mijë shikime.
Në mbrëmjen e parë patët mundësi të njiheni me 15 personazhe të njohur të showbizit, ekranit, artit, muzikës dhe sportit të cilët së bashku me balerinët profesionistë do të garojnë përballë njëri-tjetrit për më shumë se 12 javë në arenën e kërcimit në përpjekje për të rrëmbyer kupën e artë.