Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konflikti i përgjakur në vite, si Izraeli dhe Palestina mbërritën deri këtu

08:59 / October 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
31802e3dad85451aaf3704585e7b0c77
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve kanë ekzistuar që para themelimit të shtetit izraelit në vitin 1948. Mijëra njerëz nga të dyja palët janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në konfliktin e gjatë që zien midis dy vendeve gjatë dekadave të fundit.

Dhuna është rritur veçanërisht këtë vit. Numri i palestinezëve – militantë dhe civilë – të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga forcat izraelite është në nivelin më të lartë në gati dy dekada.

E njëjta gjë është e vërtetë për izraelitët dhe të huajt – shumica prej tyre civilë – të vrarë në sulmet palestineze.

Izraeli dhe grupi militant Hamasi kanë qenë të përfshirë në konflikt të armatosur që daton që nga Intifada e Parë Palestineze e vitit 1987 kundër pushtimit izraelit të Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor.

Izraeli e pushtoi Gazën në luftën me Egjiptin në vitin 1967 dhe më pas u tërhoq në vitin 2005. Territori i vogël – shtëpia e rreth 2 milionë palestinezëve – ra nën kontrollin e Hamasit në vitin 2007 pas një lufte të shkurtër civile me Fatahun, një fraksion rival palestinez që është shtylla kurrizore e Autoriteti Palestinez.

Pasi Hamasi mori kontrollin e Gazës, Izraeli dhe Egjipti vendosën në rrethim të rreptë territorin, që vijon edhe sot. Izraeli gjithashtu mban një bllokadë ajrore dhe detare në Gaza.

Para operacionit të së shtunës, lufta e fundit midis Hamasit dhe Izraelit ishte në vitin 2021, e cila zgjati për 11 ditë dhe vrau të paktën 250 njerëz në Gaza dhe 13 në Izrael, transmeton CNN.

Sulmi i së shtunës ndodhi në 50 vjetorin e luftës së vitit 1973, kur fqinjët arabë të Izraelit filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit në Yom Kippur, ditën më të shenjtë në kalendarin hebre, më 6 tetor 1973.

izrael palestine tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.