Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

U goditën nga tërmeti 6.3 ballë, mbi 2000 të vdekur dhe 1200 të plagosur në Afganistan

18:05 / October 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 25 770x427 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tërmetet e fuqishme shkaktuan mbi 2000 viktima në Afganistan, tha të dielën një zëdhënës i qeverisë talebane. Ishin disa nga tërmetet më vdekjeprurëse që kanë goditur vendin në dy dekada.

Shifrat nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, por nëse janë të sakta, bilanci do të eklipsonte shkatërrimet e një tërmeti që goditi Afganistanin lindor në qershor të vitit 2022, duke goditur një rajon të thyer malor dhe rrafshuar shtëpitë prej guri, tullash dhe balte dhe duke vrarë të paktën 1000 njerëz.

Tërmeti i së shtunës me magnitudë 6.3 goditi një zonë me popullsi të dendur pranë qytetit të katërt më të madh të Afganistanit, Heratit. Tërmeti u pasua nga pasgoditje të forta.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte rreth 40 kilometra në veriperëndim të qytetit të Heratit. Tërmeti u pasua nga tre pasgoditje shumë të forta, me magnitudë 6.3, 5.9 dhe 5.5, si dhe goditje më të vogla.

Të dielën, njerëzit përdorën mjete rrethanore për të nxjerrë nga rrënojat të vdekurit dhe të plagosurit në Herat, duke u kapur mbi shkëmbinj dhe mbeturina.

Një video e shpërndarë në internet, tregon njerëzit që përpiqen të nxjerrin nga rrënojat një vajzë të vogël, e cila ishte mbuluar deri në qafë nga rrënojat e ndërtesës së shembur. Në video shihet një dorë mbi trupin foshnjës ndërsa e nxjerrin vogëlushen nga rrënojat. Ekipet e shpëtimit thanë se ishte nëna e foshnjës. Nuk është e qartë nëse nëna ka mbijetuar. Njoftimet flasin për rreth 2060 të vdekur dhe mbi 1240 të plagosur./ VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.