Dhjetëra civilë besohet se janë marrë peng në Izrael nga luftëtarët e Hamasit gjatë fundjavës, ndërsa raportohet se ata po mbahen në disa lokacione në të gjithë Gazën, duke komplikuar reagimin e Izraelit ndaj sulmit vdekjeprurës të grupit militant.Izraeli po përpiqet të përcaktojë numrin e saktë të pengjeve që janë marrë në Gaza.
Nënkoloneli izraelit Richard Hecht, i tha CNN të dielën se “dhjetëra” civilë ishin kapur dhe theksoi se sa komplekse ishte situata pasi ushtria nisi sulmet ajrore në Gaza si hakmarrje.
Në një konferencë të mëparshme ai kishte thënë se “civilët, fëmijët dhe të moshuarit” ishin në mesin e atyre që po mbahen peng nga Hamasi.Përveç robërve izraelitë, ka edhe disa shtetas të kombësive të tjera që besohet se janë marrë peng. Dy shtetas meksikanë, një grua dhe një burrë, janë marrë peng nga Hamasi, tha të dielën Ministrja e Jashtme e Meksikës, Alicia Barcena. Të paktën tre shtetas brazilianë janë gjithashtu të zhdukur, sipas autoriteteve braziliane.
