Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Elez Gjoza rrezikon të përjashtohet nga Federata, Pirro Dhima e ka dërguar në CAS për shpifje

19:45 / October 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 321e1b30 4f5b 4c14 b196 4ea71bfc43d3 1696868471
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza rrezikon të humbas postin e tij.

Një vit më parë, kreu i FSHP-së deklaroi se Odisea Dhimo, vëllai i legjendës së shtangës Pirro Dhimës, ishte i përfshirë në dhënien e dopingut për sportisten Evagjelia Veli, në Greqi.

Veli u kap me doping vitin e kaluar, pasi fitoi medalje ari në Europianin e shtangës zhvilluar në vitin 2022 në Tiranë dhe është pezulluar nga Federata Botërore.

Pirro Dhima, zv.presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes, ndihet i fyer nga deklarata e Gjozës dhe e ka hedhur në gjyq, pasi mendon se ai ka tentuar të njollosë karrierën e tij.

Sipas “Sot.com.al”, gjyqi do të zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dhe Elez Gjoza rrezikon të ndëshkohet rëndë për deklaratën nëse nuk ka prova të implikimit minimalisht të vëllait të Pirro Dhimës.

“Unë nuk jam më thjesht Pirro Dhima, jam zëvendës presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Këtu nuk po më shan vetëm mua, por Federatën Botërore. I ndodhin gjithmonë gjërat me dopingun atij dhe e kam fajin unë, për çfarë e kam fajin unë? Do t’i shkoj deri në fund kësaj historie, kudo që kam mundësi, në Federatë Botërore, në Agjencinë e Antidopingut, do ta çojë edhe në një arbitrazh të Federatës Botërore, që është e pavarur, do të kërkoj që të mos jetë më president. Do të bëjë çfarë kam në dorë që të mos e lejoj më atë njeri të hapi gojën e të thotë gjëra si këto, jo vetëm për mua por për çdo njeri. Ai flet dhe nuk respekton as sportistët as askënd”, deklaroi një vit më parë Pirro Dhima.

CAS Elez Gjoza Pirro dhima shpifje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.