Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta njofton “divorcin” me Berishën?

19:59 / October 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta ka njoftuar divorcin me Sali Berishën dhe vijimin e rrugëtimit në opozitë të PL-së e vetme. Madje, nëse do të duhet të bëje koalicion, Meta përmend PD-të e tjera, por jo atë të Berishës, pra Rithemelimin.

Në një intervistë për gazetaren Oliverda Allmuça në MCN, Meta shprehet se “Partia e Lirisë ka detyrimin për t’u përgatitur sikur do të hyjë vetëm në zgjedhjet e 2025″. Ndër të tjera, Meta thekson se çdo ristrukturim i forcave opozitare që ndihmon për të rritur efikasitetin dhe për të fuqizuar opozitën, është i vlefshëm.

“Koalicioni “Bashkë Fitojmë” bëri përpjeket e tij më të mira për atë kohë, për ato rrethana, tërësisht anormale, të sforcuara, që u krijuan.

Për sa i takon së ardhmes, Partia e Lirisë është e gatshme të bashkëpunojë me Partinë Demokratike, ta sqaroj, me atë të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe me çdo forcë tjetër politike. 

Vlerësojmë çdo ristrukturim të forcave të tjera që ndihmon për të rritur efikasitetin dhe për të fuqizuar opozitën. Dhe natyrisht sa i përket koalicionit për të ardhmen, jemi ende në kohë, për të marrë vendimet e duhura dhe është detyra jonë që në çdo rast, të përgatitemi sikur do të hyjmë vetëm, Partia e Lirisë. Dhe natyrisht që ne kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim që maksimalizon rezultatin e opozitës. 

Për ne, themelore, është ç’kapja e shtetit, rivendosja e demokracisë, fuqizimi i opozitës, por pa dyshim fuqizimin e Partisë së Lirisë, një parti stoike”, tha Meta. Koalicioni Meta-Berisha shënoi një rezultat negativ në zgjedhjet lokale duke bërë që PS të fitonte pjesën dërrmuese të bashkive të vendit. 

Berisha Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.