Izraeli ka rifituar kontrollin e plotë të murit ndarës që u thye në disa fronte nga grupi palestinez i Hamasit, i cili kreu një sulm masiv në fundjavë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se në 24 orët e fundit askush nuk është infiltruar në murin prej 40 km, megjithëse ai nuk e përjashtoi mundësinë që disa nga luftëtarët e Hamasit të jenë ende brenda zonave të kontrolluara nga Izraeli.
Më shumë se 20 pika të murit ndarës u thyen kur Hamasi nisi një sulm të papritur vdekjeprurës të shtunën. Hagari tha se ushtria tani po minon boshllëqet në mur për të parandaluar kalimin e luftëtarëve.