Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e së hënës përjashtimin nga partia të Gazment Bardhit. Sipas Kryesisë, Bardhi përjashtohet pasi ka marrë vendime kundër linjës së partisë dhe nuk ka respektuar vendimet kolegjiale që janë marrë muajt e fundit.
Por sot Bardhi ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Mësohet se i pranishëm në mbledhjen e grupit do të jetë dhe Sali Berisha. Përmes një njoftimi mësohet se mbledhja do të mbahet pranë Kryesisë së Kuvendit, pas së cilës pritet të flasin edhe për mediat.
“Sot, në ora 13:00, në Kryesinë e Kuvendit zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas mbledhjes kryetari i PD, Sali Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi do të japin një prononcim për mediat”, shkruhet në njoftim.
