Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vdekja e 3-vjeçarit, Erion Braçe: Ligj specifik klinikave dentare, të akreditojnë shërbimet në shtet

13:57 / October 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili mori shërbim dentar tek një klinikë private, u bë temë diskutimesh në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Klinikat stomatologjike dhe ato të shërbimeve jetike për qytetarët duhet të detyrohen me ligj që të akreditohen në shtet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimeve për garancinë e shërbimit që japin. Shqetësimi u ngrit nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe.

Drejtoresha e Akreditimeve, Pranvera Fagu thotë se ligji aktual nuk i detyron subjektet të vijnë të garantojnë me standarde shërbimet, por i lë ata që ta bëjnë vullnetarisht, përveç rasteve kur e kanë të përcaktuar në kontrata koncesionare kushtin që duhet të kenë akreditimin e shtetit.

”Pjesa e akreditimit është vullnetar. Në rastin e koncesioneve është pjesë e detyrimit të tyre. Nëse është e parashikuar në kontratën koncesionare ato kanë detyrimin të akreditohen. Si në rastin e laboratorëve mjekësorë. Nëse kontrata koncensionare përcakton që ato duhet të akreditohen ato kanë detyrim të vijnë”, u shpreh ajo.

Deputetët duan që Drejtoria e Akreditimeve dhe Ministria e Financave të paraqesë pranë Kuvendit ndryshimet ligjore për këto shërbimet me rrezik jetik për qytetarët. Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet e ligjit për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit duke e përafruar me direktivat e BE, por nevoja emergjenca shtrohet për këto ligje specifike pas rasteve të rënda të humbjes së jetës, si ai i 3-vjeçarit Brian Spahiu pas një ndërhyrjes në 14 dhëmballë në klinikë private.

klikina dentare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.