Sonte në emisionin “Repolitix” publikoi të dhënat e sondazhit politik për muajin tetor në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja.
Fenomeni i shpërndarjes së drogave dhe lëndëve psikotrope nëpër shkolla, aty ku fëmijët shkojnë për të marrë dijen dhe kalojnë një pjesë të mirë të kohës është fenomeni që po shqetëson së tepërmi shqiptarët sot.
Pyetjes sës sondazhit të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zalonshjën, cili nga 4 problemet ndër më të shumtit që mbulon policia e shtetit i shqetëson më shumë 61.8% e të pyeturve i janë përgjigjur se është “shpërndarja e drogës nëpër shkolla’. Një pakicë, 24.8% kanë thënë se shqetësimi më i madh i tyre është ‘krimi i organizuar’. Ndërsa vjedhjet, grabitjet dhe kultivimi i kanabisit duket që kanë kaluar në plan të dytë dhe nuk janë më shqetësimi më i madh për shqiptarët.
Shqiptarët janë të pakënaqur dhe kanë shumë rezerva për shërbimin shëndetësor privat, për të cilin paguan shumë dhe merr shumë pak. Më shumë se gjysma, 51.5% vlerësojnë se shërbimi nuk është cilësor ndërsa kushton shumë për xhepat e tyre, 18.4 % e thonë se shërbimi është cilësor por është i shtrenjtë. Pakica, vetëm 15% e tyre thonë se shërbimi shëndetësor privat është cilësor dhe me kosto të arsyeshme.
Në studion e emisionin ‘Repolitix’ për të komentuar sondazhin janë Eduard Zaloshnja, Endri Shabani, nga Nisma Thurje, gazetari Poli Hoxha si dhe gazetari Flogert Muça.