Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sondazhi/ Shpërndarja e drogave në shkollë shqetësimi më i madh për shqiptarët! 51.5% të pakënaqur me shërbimin shëndetësor privat

21:50 / October 11, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Spitali Universitar I traumes 676x450 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sonte në emisionin “Repolitix” publikoi të dhënat e sondazhit politik për muajin tetor në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja.

Fenomeni i shpërndarjes së drogave dhe lëndëve psikotrope nëpër shkolla, aty ku fëmijët shkojnë për të marrë dijen dhe kalojnë një pjesë të mirë të kohës është fenomeni që po shqetëson së tepërmi shqiptarët sot.

Pyetjes sës sondazhit të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zalonshjën, cili nga 4 problemet ndër më të shumtit që mbulon policia e shtetit i shqetëson më shumë 61.8% e të pyeturve i janë përgjigjur se është “shpërndarja e drogës nëpër shkolla’. Një pakicë, 24.8% kanë thënë se shqetësimi më i madh i tyre është ‘krimi i organizuar’. Ndërsa vjedhjet, grabitjet dhe kultivimi i kanabisit duket që kanë kaluar në plan të dytë dhe nuk janë më shqetësimi më i madh për shqiptarët.

Shqiptarët janë të pakënaqur dhe kanë shumë rezerva për shërbimin shëndetësor privat, për të cilin paguan shumë dhe merr shumë pak. Më shumë se gjysma, 51.5% vlerësojnë se shërbimi nuk është cilësor ndërsa kushton shumë për xhepat e tyre, 18.4 % e thonë se shërbimi është cilësor por është i shtrenjtë. Pakica, vetëm 15% e tyre thonë se shërbimi shëndetësor privat është cilësor dhe me kosto të arsyeshme.

Në studion e emisionin ‘Repolitix’ për të komentuar sondazhin janë Eduard Zaloshnja, Endri Shabani, nga Nisma Thurje, gazetari Poli Hoxha si dhe gazetari Flogert Muça.

Droga shendetesor SHKOLLA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë

16:40 / July 10, 2025

Konferenca për Ukrainën në Romë, Rama i ulet në gjunjë sërish Giorgia Melonit

16:00 / July 10, 2025

Humbi mandatin për pak vota, kandidati largohet nga “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt

15:40 / July 10, 2025

Daja i Endri Shabanit i “rrëmben” fitoren Adriatik Lapajt: Jam unë deputeti

15:16 / July 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.