Reperi i njohur shqiptar Mozzik është parë të jetë ndaluar nga policia në Kosovë. Ai ka postuar në Instastory momentin kur po merrte një gjobë nga efektivët, duke alarmuar fansat e tij.
Megjithëse vetë Mozzik nuk ka treguar arsyen e ndalimit, duket se vëllai i tij, gjithashtu reper i njohur, Getinjo ka zbuluar dhe arsyen. Edhe ai ka postuar një foto në instastory në profilin e tij ku shkruan “T’thojsha mos u ngut”. Getinjo na lë të kuptojmë se Mozzik ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.
Kujtomë se reperi shqiptar është i martuar me Loredanën, dhe jetojnë në Zvicër. Ata janë prindër të vogëlushes Hana.


