Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bombardime të forta, s’ka siguri për palestinezët në Gaza. Po përdoren civilët si mburoja njerëzore

08:42 / October 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 127 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

180.000 palestinezë në Rripin e Gazës janë të strehuar në strehimoret e Kombeve të Bashkuara, përderisa avionët luftarakë izraelitë po vazhdojnë bombardimet në këtë territor të vogël ku jetojnë 2.3 milionë persona, pasi militantët e Hamasit nisën një sulm të paprecedent ndaj Izraelit më 7 tetor. Izraeli akuzon Hamasin se po rrezikon popullatën civile në Gaza duke vendosur armë dhe raketahedhës në zonat e populluara dendësisht. I akuzon militantët se po përdorin civilët si mburoja njerëzore.

Mbi 1.000 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në Gaza, pas sulmeve hakmarrëse izraelite për shkak të sulmeve ndaj Izraelit të Hamasit, që kanë lënë mbi 1.200 izraelitë të vrarë. Po ashtu, mbi 150 civilë dhe ushtarë izraelitë janë marrë pengje. Izraeli thotë se duhen shumë përpjekje për të shmangur viktimat në mesin e civilëve përderisa ai shënjestron caqet e Hamasit në Gaza, territor në të cilin ka shumë ndërtesa dhe pak hapësirë të pashfrytëzuar.

Ushtria izraelite për një kohë të gjatë ka kryer sulme në lagje të banuara, duke shkaktuar dëme në mesin e civilëve dhe të infrastrukturës civile. Autoritetet e Hamasit të hënën raportuan për shkatërrimin e shtatë xhamive dhe 15 shtëpive të civilëve, që lanë të vrarë shumë anëtarë të një familjeje.

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha po ashtu se ka urdhëruar “rrethimin e plotë” të Rripit të Gazës tashmë të bllokuar, duke u zotuar se do të bllokohen dërgesat me ushqime, ujë dhe karburante në territor. Banorët e përshkruajnë rrezikun e bombardimeve të ashpra izraelite: ikja nga shtëpitë e tyre, strehimi në banesat e familjarëve të tyre, ikja e serishme për në shkollat e OKB-së dhe më pas nisja nga fillimi në përpjekje për të gjetur kuptimin e një grimce sigurie.

hamas Palestina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.