Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

400 Euro bileta për ndeshjen me Çekinë, procedohen penalisht 4 persona

10:30 / October 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policiaaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

4 persona janë proceduar penalisht pasi kishin krijuar një skemë mashtrimi sipas policisë për shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Uniformat blu njoftuan, se të rinjtë të moshave nga 22 deri në 35 vjeç i shisnin biletat me çmime që shkonin deri në 400 Euro.

Por si funksiononte skema? Ata i reklamonin në rrjetet sociale, njoftoi policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për disa shtetas, të cilët reklamonin në rrjete sociale dhe shisnin me anë të mashtrimit, bileta për ndeshjen e ditës së sotme, me çmime shumë të larta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. A., 35 vjeç, R. H., 22 vjeç, A. O., 31 vjeç dhe E. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë”, njoftoi policia.

Kujtojmë se në biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki u shitën online për një kohë rekord. Kërkesa për një të tillë ishte shumë e madhe. Vetëm të martën, pasi u nxorrën në shitje rreth 1300 bileta, ato u shitën për rreth 26 minuta.

Shqipëria luan sot me Çekinë në ndeshjen e vlefshme për Euro 2024. Ndeshja do të transmetohet falas në Tv Klan.

bileta ceki tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.