Flutura Açka ka pranuar gabimet më të mëdha të Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se të ardhmen e partisë e sheh të ndarë nga Sali Berisha.
“14 maji krahasur me 2021 kemi shumë shqiptarë që nuk votuan. A ka një përgjegjësi politika për këtë pjesë të shqiptarëve që nuk do ta kthejë kokën te politika. Duhet një PD e re jo me gjuhë shatazhi, e shkëputur nga Berisha. Një Pd që jep llogari”, tha ajo në emisionin “Kontrast”.
