Për ekspertin e sigurisë Ilir Kulla, Hamas është një lëvizje politike, ushtarake dhe fetare, që është aktive prej 21 janarit 1987. I ftuar në emisionin Real Story, ai shtroi pyetjen se kush e armatosi Hamasin.
“Të gjithë thonë Irani, dhe unë dakord jam, por nga kanë hyrë armët. Është e pamundur të hysh në Egjipt me gjithë këtë seri armatimesh që hyjnë dhe shërbimet egjiptiane që kontrollojnë gjithçka të mos e dijnë. Në 2008 kur pati një konflikt që shkoi Izraeli në Gaza, u bë një protesë, pati të vrarë, Erdogan çoi anijet luftarake në Gaza. Nuk mund ta përjashtojmë dot faktin që disa aktorë që janë aleatë të Perëndimit në atë rajon, janë haptas me Hamasin. Amerikanët që e dinë të vërtetën se nuk është çështje Irani, apo Libani, po janë fuqi rajoni më të forta, ka shkuar atje për t’i thënë atyre prit se jemi edhe ne këtu. Se këtu nuk diskutohet vetëm për Izraelin” tha ai, ndërsa komentoi edhe prezencën ushtarake amerikane në rajon.
