Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Ishte vetëm 17 vjeç”, si Zonja e Parë e Francës joshi Emmanuel Macron

11:22 / May 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
404DC3B400000578 0 image a 53 1502977762374
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brigitte dhe Emmanuel Macron janë një nga çiftet më interesantë të politikës botërore. Presidenti i Francës u dashurua me Brigitte kur ishte vetëm 16 vjeç dhe në atë kohë ajo ishte mësuesja e tij. Mes tyre ka një diferencë 25-vjeçare.

Brigitte ishte një grua e bukur, e martuar me një bankier me të cilin ka 3 fëmijë. Ajo braktisi babain e fëmijëve për një nga nxënësit e saj, Emmanuel, i cili ishte në klasë me një prej fëmijëve të Brigitte.

Historia e plotë e dashurisë së çiftit presidencial pritet të zbulohet në një libër që do të dalë në treg ditët në vijim. Gazetarja Sylvie Bommel, e cila shkruan për gazetën “Le Journal du Dimanche”, do të nxjerrë në shitje librin “Ai ishte vetëm 17 vjeç” në lidhje me historinë e Brigitte dhe Emmanuel Macron.

Gazetarja e paraqet Brigitte Macron si “Zonjën Bovari” të kohëve moderne. Vajza e Brigitte, Laurence, ishte në klasë me Emmanuel dhe një ditë kur po ktheheshin nga shkolla i tha të ëmës: “Mami, në klasën tonë është një djalë i çmendur që di gjithçka për çdo gjë”. Me kalimin e kohës ata u njohën dhe Emmanuel i shprehte dashurinë mësueses së tij duke përdorur librat si burim frymëzimi, sikurse është “Zonja Bovari”.

Kur Emmanuel hyri në jetën e Brigitte, ajo ishte e martuar me bankierin Andre Ozie për 20 vite. Në libër, gazetarja e përshkruan ish-bashkëshortin e Brigitte si një njeri të zgjuar dhe të sjellshëm, por të mërzitshëm. Një mikeshë e Brigitte Macron thotë: “Ishte shumë indiferent. Ndërsa ajo gjithmonë shkëlqente”. Ozie nuk dihet nëse është martuar përsëri dhe asnjëherë nuk ka komentuar publikisht ish-bashkëshorten e tij Brigitte.

Emmanuel dhe Brigitte Macron u martuan në vitin 2007. Brigitte ishte 54 vjeç dhe Emmanuel 29. Diferenca e madhe e moshës për ta nuk kishte vlerë, përkundrazi ishin shumë të lumtur. /tvklan

EMMANUEL MACRON France
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump kërcënon Iranin: “Nëse më vrisni“, “1,000 raketa janë gati”, SHBA i vendos ultimatum për Ngushticën e Hormuzit

12:27 / July 11, 2026

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

22:40 / July 10, 2026

Kosovë/ Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

22:02 / July 10, 2026

Votimi i Qeverisë dhe Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

15:16 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.