Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aksident me 4 të plagosur në Savër të Lushnjës, drejt spitalit nisen edhe 2 fëmijë

16:22 / October 13, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1691733616 lushnjeaksident transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë mbikalimit në Savër, në aksin nacional Lushnje – Fier.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 4 persona, një nga drejtuesit e automjeteve, një shtetase italiane, e cila ishte pasagjere në mjet dhe 2 fëmijë, nxënës shkolle. Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë në vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit është mosrespektimi i rregullave në qarkullim. Dy mjetet po lëviznin në korsinë nga Lushnja në drejtim të Fierit. Njëri nga drejtuesit ka dashur të kthehet për në Savër, por është përplasur nga mjeti tjetër që vinte nga e njëjta korsi.

Një nga shoferët është B.Zeqo, i cili kishte në automjet 3 nxënës shkolle, nipërit e tij dhe po i dërgonte në shtëpi kur është goditur nga ana e derës nga mjeti tjetër që drejtohej nga O. Stefanaj nga Berati i cili ishte me të fejuarën e tij, një shtetase italiane.

Pas aksidentit, policia po merr në pyetje dy shoferët për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Aksident Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.